Kuvendi i Tuzit themeloi SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimet” dhe “Tregu”

Sot këshilltarët e shumicës parlamentare në Kuvendin e komunës së Tuzit votuan për themelimin e dy ndërrmarrjeve publike, atë të Ujësjellësit dhe kanalizimet dhe Tregut.

Po ashtu në këtë seancë u emëruan edhe antarët e Bordeve të  Drejtorëve të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Ujësjellësi dhe kanalizimet”, si dhe SHPK “Tregu”.

Në Bordin e Drejtorëve të SHPK “Ujesjellesi dhe Kanalizimet”, u emëruan:

Fran Camaj. Allmira Shabotiq, Tonino Junçaj, Prela Pllumaj dhe Admir Nikaj.

Ndërsa në Bordin e Drejtorëve të SHPK “Tregu”, u emëruan:

Demir Dresheviq, Leon Junçaj, Gjokë Gorvokaj, Shtjefen Gjonlekaj dhe Mirsad Gjokoviq.

Ndërkaq, siç mësohet, pjesë e marreveshjes është edhe QKI “Malësia”, e që  pritet të menaxhohet nga Komuna e Tuzit, nga 1 janari i vitit 2022. /Malesia.org/

Shperndaje