Camaj priti nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike, Agron M. Camaj, është takuar me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj.

U shpreh pritshmëri e ndërsjellë që bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Shqipërisë të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, përmes zbatimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta.

“Përvojat e Shqipërisë në fushën e zhvillimit të dixhitalizimit, administratës elektronike dhe sigurisë kibernetike janë shumë të rëndësishme për Malin e Zi në rrugën e zhvillimit të tij dixhital”, theksoi Sekretari i Shtetit Camaj.

Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe politike ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat. Dy vendet tona si anëtarë të NATO-s kanë edhe një synim të përbashkët që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Camaj./Malësia.ME/

Shperndaje