Dukaj u takua me zyrtar të lartë të shtetit të Miçigenit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i administratës publike, Marash Dukaj është pritur në Miçigen nga zyrtari i lartë i Shtetit të Miçigenit Mark Tisdel, si dhe nga këshilltari i qytetit të Livonias Rob Gjonaj.

Në takim u bisedua për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, reformën e administratës publike dhe veçanërisht transformimin digjital dhe profesionalizimin e administratës publike. Ministri Dukaj vuri në dukje se përvojat amerikane në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike janë shembull i mirë dhe se në periudhën e ardhshme duhet të vendosen modele bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike, modernizimit dhe inovacionit në sektorin publik.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë” nga Miçigeni, Vilson Sinishtaj, si dhe sekretari i kësaj shoqate, Agron Dedivanaj.

Shperndaje