“Montenegro Airlines” sponsori i Kombëtares Shqiptare në EURO 2016

“Montenegro Airlines” kompania ajrore malazeze do të jetë ni ndër sponsorët e Kombëtarës Shqiptare në Kamapionatin Europian në Francë.

Kombëtarja Shqiptare do të mbajë të veshura fanella të stampuara nga firma e veshjeve “Makron” dhe jo më “Adidas”.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë bërë një zgjedhje të tillë (përveç të tjerash) edhe për shkak të një kërkese të veçantë që ka: Dizenjo e personalizuar e fanellës së Kombëtares.

Kjo është një kërkesë që firmat prestigjioze si “Adidas” nuk e pranojnë, pasi nuk janë të gatshëm të ndryshojnë dizenjot e tyre me elementë të veçantë që kërkon një ekip të shtojë në fanellë.

Lacio

“Makron” është firma që prodhon fanellën e skuadrës kryeqytetase në Serinë A, Lacios. Ajo aktuale e bardhekaltërve ka të formuar një shqiponjë në gjoks, duke qenë simboli i ekipit. Një ide kjo e ngjashme edhe për kuqezinjtë që duan të shtojnë një element të tillë në fanellë për pjesëmarrjen e parë në Europian.

 

Shperndaje