Kënga “BOTË” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (Video)

Mbrëmjen e djeshme përfundoi edicioni i 55-të i Festivalit të Këngës në RTSH. Kënga që u shpall fituese dhe që do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision” është ‘Botë’ nga Lindita Halimi.

Halimi  mbrëma fitoi Festivalin duke mposhtur me vota finalistët tjerë si Xuxi, Yll Limani, Franc Koruni, Flaka Krelani e shumë të tjerë.

“Faleminderit shumë shumë shumë për mbështetjen! Kemi punuar shumë për performancën dhe ndjehem e bekuar që ja dolëm! Ëndërr e kamotshme që mu kthye në realitet… dhe kjo falë të gjithë juve që më keni mbështetur dhe Zotit për çdo bekim”, ka shkruar ajo në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?sns=fb&v=9e3usZ779pw&app=desktop

Shperndaje