Ministri Zenka uron Krishtlindjen: Kjo festë le të forcoi lidhjen dhe mirëkuptimin midis njerëzve

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, njëheri Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Mehmed Zenka, shprehi urimet më të përzemërta për Kryepeshkopin e Tivarit, Imzot Rrokë Gjonleshaj, Peshkopit të Kotorrit, Imzot Ilija Janjiq, të gjithë klerit dhe të gjithë besimtarëve katolik, si dhe të gjithë kishave protestante dhe të gjitha besimtarëve që e festojnë këtë festë në kalendarin Gregorian.

Dëshiroj që këtë festë të madhe ta kaloni në shëndet, paqe dhe lumturi. Në frymën e tolerancës dhe respektit të ndërsjelltë, dhe të kujtojmë vetveten për dashurinë dhe gëzimin.

Mali i Zi njihet si një shtet multikonfesional në të cilin njerëzit respektohen, duke jetuar së bashku pa marrë parasysh dallimet fetare dhe kombëtare. Në dritën e marrëdhënieve dhe vlerësimit të mirë, kjo festë e Krishtlindjeve le të forcoi lidhjen dhe mirëkuptimin midis njerëzve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!