Përsëritja e votimit në Vrane: Demokratët i morën mandatin DPS-së

Dje në vendvotimin 123A në Vrane në Komunë të Tuzit u bë përsëritja e zgjedhjeve ku Demokratët arritën të fitojnë mandatin e dytë.

Këtë për ”Vijesti” e konfirmoi bartësi i listës zgjedhore të Demokratëve Shtjefën Camaj.

Të drejtë vote në këtë vendvotim kishin rreth 400 qytetarë.

Në përsëritjen e votimit në Vrane, Demokratët fituan rritje prej 17% të votave duke i marrë kështu një mandat DPS-së.

Gjykata Kushtetuese kishte pranuar ankesën e Demokratëve lidhur me parregullsitë ditën e zgjedhjeve në këtë vendvotim.

Në zgjedhjet e mbajtura me 26 nëntor DPS kishte fituar 15 mandate ndërsa tani do ketë 14, ASH 7 mandate, Partia Boshnjake dhe LDSH nga 3 mandate, Demokratët atë ditë fituan 1 mandat ndërsa tani do kenë 2, 1 mandat e fituan edhe SD. Pa mandat kanë mbetur SDP dhe SNP./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!