Aliu: Ambasada e SHBA në Mal të Zi nuk mbështet rrëzimin e dhunshëm të qeverisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi përkrah sundimin e ligjit dhe vlerat perëndimore e jo regjime të korruptuara , tha zëvendës shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA, Biks Aliu.

Nga Fronti Demokratikë më parë kanë kumtuar se ambasadorja amerikane në Podgoricë Margaret En Uehara largohet nga pozita e ambasadorit ashtu siç e ka kryer detyrën me përkrahjen e regjimit të Millo Gjukanoviq dhe me sulme kundër FD.

Ndërkaq Aliu tha për  gazetën Vijesti se Uehara nuk do të largohet, dhe se do të qëndrojë në Mal të Zi deri në fund të mandatit.

“Ambasada e SHBA mbështet  shtetin e së drejtës  dhe vlerat përendimore  në Mal të Zi. Jo regjimet e korruptuara dhe as rrëzimin e dhunshëm të qeverisë “, ka thënë Aliu./Malësia.ME/

Shperndaje