Kryetari i Kuvendit Brajoviq u takua me ambasadorin Ermal Filo

Mali i Zi dhe Shqipëria janë vazhdimisht duke zhvilluar marrëdhëniet miqësore dhe fakti që mes dy vendeve fqinjë nuk ka çështje të hapura ka rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm dhe forcimin e stabilitetit rajonal, është vlersuar gjatë bisedës mes kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me ambasadorin e Shqipërisë në Podgoricë, Ermal Filo.

Siç është vlersuar gjatë bisedës, mbështetja e Shqipërisë për antarsimin e Malit të Zi në NATO dhe shkëmbimi i përvojës kur është fjala për integrimet në Bashkimin Evropian si dhe bashkpunimi i ndërsjellët në planin rajonal dhe multilateral, janë pjesë e mardhënieve harmonike politike midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Forcimi i infrastrukturës rrugore, projektet e përbashkëta në ruajtjen dhe valorizimin e Liqenit të Shkodrës, potencialet energjetike janë me rëndësi të mëdha për zhvillim të balancuar ekonomik të të gjitha pjesëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë u tha gjatë takimit./Malësia.ME/AntonGjokaj/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!