Pritet vetëm zyrtarizimi: Mbrojtësi shqiptar nën urdhërat e Tramezzanit

Skuadra e njohur zvicerane, Lugano është në kërkim të një mbrojtësi.

 Ish-zëvendës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani tani është në krye të klubit zviceran.

E pasi është në kërkim të një mbrojtësi, Tramezzani po shikon mundësinë të transferoi shqiptarin Adonis Ajeti, i cili është vëllai i vogël i Arlind Ajetit.

19-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Wilit por nuk ka pasur hapësirat e duhura.

Ai mund të transferohet në Lugano gjatë ditëve në vijim, pasi afati kalimtar në Zvicër përfundon më 15 shkurt.

Mediat zvicerane kanë raportuar se marrëveshja tanimë është arritur mes palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!