Të drejt vote në zgjedhjet lokale në Beranë dhe në Ulqin , të cilat do të mbahen me 4 shkurt do të kenë 43 mijë e 550 qytetarë.
Sipas të dhënave të ministrisë për punë të brendshme , të drejtë vote në Beranë kanë 23 mijë e 681 kurse në Ulqin 19 mijë e 869 qytetar. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në Beranë të mbajtura me 16 tetor të vitit 2016 numri i votuesve në këtë qytet është zvogëluar për 87 votues. Ndërkaq në Ulqin , po ashtu krahasuar me zgjedhjet e 16 tetorit të vitit 2016 numri i votuesve është rritur për 126 votues.