Zeneli: Rrethrrotullimit të ri në Ulqin i mungon busti i Skenderbeut

Së pari, uroj dhe dëshiroj që ndërtimi i rretht të qarkullimit rrugor apo rrethrrotullimit të ri në Bulevardin “ Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, në qyetin e Ulqinit, të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit të komunikacionit në arterien kryesore të këtij qyteti !

Megithate, mendoj se këtij rrethrrotullimi i mungon diçka :

I mungon busti apo shtatorja e Skendërbeut . Një bulevard i cili mban emrin e Gjergj Kastriotit-Skendërbeut, do të ishte i kompletuar sikurse në rrethin qarkullues të tij ,të ngritej busti i heroit tonë kombëtar.

Qyteti i lashtë i Ulqinit konsiderohet shpeshëherë nga disa si qendra e shqiptarëve në Mal të Zi, dhe si e tilë është e vetmja qendër në hapësirën shqiptare të cilës i mungon busti i Skënderbeut.

Shpresoj që në vitin e shpallur si “ Viti i Skënderbeut”, administrata komunale , në shenjë mirënjohjeje ndaj lavdisë dhe pavdeksisë së Skendërbeut, do t’a konsiderojë ngritjen e një shtatore madhështore të Tij në Ulqin !

Xheladin Zeneli

Shperndaje