Ndahet kufiri i liqenit të Shkodrës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Ndahet me anë të bovave të reja kufiri i Liqenit të Shkodrës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Lajmi është bërë i ditur sot nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ku me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.

Nëpërmjet këtyre bovave përcaktohet edhe vizualisht kufiri në liqenin e Shkodrës mes Shqipërisë e Malit te Zi.

Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi të vijueshëm nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi.

Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.

Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2456228611117110/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!