Komuna e Tuzit: Trajnim për krastitjen dimërore

Me datën 23.01.2020 në ambientet e Komunës së Tuzit, nën përkujdesjen e Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural është zhvilluar një trajnim për krastitjen dimërore (kiemjen) të pemëve, të mbajtur nga përfaqësuesit e ftuar të Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Pas trajnimit teorik njëorësh është zhvilluar edhe trajnimi praktik në pronën e z. Xhevdet Pepiq, kultivues i qershisë si dhe kryetar i shoqatës së pemtarëve.

Si shenjë respekti për pjesëmarrësit, u ndanë si dhuratë tetë palë gërsherë për krastitje.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!