Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Borko Bajiq, tha në konferencën e sotme se një masë e re futet në fuqi në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit corona. Kështu, çdo qytetar, shtetas i Malit të Zi dhe i huaj, i cili vjen nga Britania e Madhe duhet të ketë testin negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.
Masat e tjera mbetën në fuqi deri më 10 shkurt.
“Duhet të kemi kujdes. Ende kemi një numër të madh të pacientëve dhe është presion mbi sistemin shëndetësor ”, tha Bajiq.