Gjeloshaj: Nuk ka forcë, as ligjë në fuqi në Mal të Zi që mund të ndalojë ardhjen e Diasporës në Malësi dhe fitoren e shqipëtarëve

Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.”

Duke qenë se ata nuk arritën ta ndalin bashkimin e shqiptarëve dhe se nuk mund t’i përçajnë përsëri vëllezërit me ndarje artificiale, ata tani po përdorin metoda gebelsiane për të përhapur dezinformata dhe për të tentuar të sjellin konfuzion tek diaspora jonë.

Prandaj, e dashur diasporë, ju vërtetoj se këto janë vetem disa tentime të pasukseshme, të pavërteta, propagandistike, dashakeqe dhe përçarëse të këtyre “personave” që janë kundër: bashkimit shqiptar, që janë kundër zhvillimit dhe kundër prosperitetit të vendit të tyre.

Jemi më se krenarë me vendosmërinë tuaj për të ardhur në zgjedhje dhe për t’i dalur në mbështetje atdheut, oxhakut dhe identitetit tuaj.

Ju e keni vërtetuar dhe po e dëshmoni çdo ditë se e doni atdheun tuaj ashtu si shqiponja e do folenë e saj.

Nuk ka forcë, por as ligjë në fuqi në Mal të Zi që mund të ndalojë ardhjen tuaj në Malësi dhe fitoren e shqipëtarëve. Fitorën e bashkimit dhe unitetit, fitoren e zhvillimit.

Në fund, nga rregjistri i votuësve mund të fshihen votuesit të cilët e kanë humbur të drejtën e votës për këto arsye:

  • vdekjes
  • humbjes së shtetësisë së MZ
  • çrregjistrimit të vendbanimit nga Mali i Zi.

Secili që ka shtetësi dhe vendbanim, askush nuk mund t’jua heqë pa verifikimin dhe konfirmimin tuaj, të drejtën për të qenë në listën zgjedhore dhe për të votuar.

Pra, shqiponjat tona në diasporë, pergatitnju për fluturim drejtë foles së juve, që të konfirmojmë vazhdimin e zhvillimit të Malësisë që kaq shumë e doni!

NGJ

Shperndaje