Edhe Shqipëria tërheq nga tregu çokollatat Mars dhe Snickers, Mali i Zi jo

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka urdhëruar heqjen nga tregu të çokollatave Snickers, Milky Way dhe Mars.

Distributorëve u duhet që brenda 24 orëve të tërheqin nga tregu tre llojet e çokollatave që kanë datën e skandencës nga 19 qershori i vitit 2016 deri në 8 janar të 2017-ës.

Më 23 shkurt kompania e mirënjohur e prodhimit të çokollatave Mars dhe Snickers, kërkoi tërheqjen e produkteve të saj nga 55 vende të ndryshme të botës, pasi në përbërjen e tyre është gjetur plastikë. Ende nuk dihet një numër i saktë i sasisë që do të tërhiqej nga tregu, por theksohet se vetëm në Gjermani, kjo kompani prodhonte 10 milionë çokollata në ditë.

Në dyqanet në Mal të Zi nuk ka çokollata Mars dhe Snickers të cilat përbëjnë plastike, e konfirmojë për CDM inspektorja kryesore e shëndetësisë Vishnja Orban.Këtë e konfirmoi edhe prodhuesi, Mars.

Orban, megjithatë, theksoi se inspekcjoni ditët e ardhshme do të bëjë kontrollimin e këtyre embëlsirave për të gjetur nëse hamë me to edhe plastikë.

Mars është një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të çokollatave, e cila është themeluar në vitin 1911. Ajo prodhon një sërë produktesh përfshirë cokollatat Mars, Snickers, Twix, etj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!