Gjeloshaj takim me Amerikanët

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj gjatë mëngjesit të sotëm është takuar me zv. Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Bix Aliu. Sipas statusit të z. Gjeloshaj në facebook thuhet se biseda është përqendruar tek qëndrimet dhe vizioni i shqiptarëve për proceset politike në Mal të Zi. Në fokus të veçant, siç shprehet Gjeloshaj nga ana e tij ka qenë procesi dhe aktualiteti politike në Ulqin dhe Tuz.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të z. Gjeloshaj

Të nderuare miq,
Sot kam pas nderin gjatë mëngjesit në restoran Troja të bisedoj me zv. Ambasadorin e SHBA në Mal të Zi, z. Bix Aliu. Biseda ishte për ta njoftuar me qëndrimet dhe vizionin tonë për proceset politike në Mal të Zi. Në fokus të veçant, unë kisham proceset dhe aktualitetet politike në Ulqin dhe Tuz. Falënderim të veçant për kohën e ndarë nga z. Aliu i cili prezenton shtetin më mik të shqiptarëve në Botë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!