Ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Uashington më 26 dhe 27 shkurt, njoftuan nga ministria.
Boshkoviq do të takohet me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Matisse në Pentagon, me të cilin do të nënshkruajë Marrëveshjen midis qeverive të Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi masat e sigurisë për mbrojtjen e informacioneve sekrete (GSOIA).
Ministri do të vizitojë gjithashtu Departamentin e Shtetit, ku do të flasë me zyrtaren e lartë, ambasadoren Tina Kaydanov./Malësia.ME/