Akademik Anton Kolë Berishaj: Vota për vetevetën e natyrshme

Qytetare dhe qytetarë të Malësisë,

Zgjedhjet për komunë të pavarur po afrohen. Më së pari shprehi admirimin dhe respektin tim të veçantë për ata që me aktivitetin dhe përkushtimin e tyre, pa kursyer as kohën as buxhetin vetanak po e mbajnë gjallë shpresën se vatrat tona në Malësi nuk do të shuhen. Kësaj radhe, si asnjëherë më parë u rezistuan përçarjeve dhe votën për komunë e kërkojnë së bashku. Mërgimtarët, ashtu siç na kanë mësuar gjithherë, po japin përkrahjen e tyre – qoftë morale, qoftë materjale, qoftë me ardhje nga vende të ndryshme të botës për ta ndihmuar procesin.

Postimet qëllimmira dhe ftesat që të votohet e përkrahet Koalicioni shqiptar, janë të dobishme. Mirëpo, bashkëvendas të nderuar, ftesat që ky koalicion shqiptar, të përkrahet nga shqiptarët, do të pajtoheni me mua që ka tingëllimë tautologjike, meqë kjo nënkuptohet, është e vetmja gjë e natyrshme dhe normale. Pse, çfarë dreq subjekti duhet të përkrahin shqiptarët nëse nuk i përkrahin subjektet e veta? Andaj, i bindur se vetëdija jonë për peshën e votës për Koalicionin shqiptar ka depërtuar në ndërgjegjen e secilit nga ne, unë ftesat e mia për përkrahje po i përçoj përtej kësaj: po i adresoj edhe te fqinjët joshqiptarë që së bashku me ne te pëkrahin Koalicionin shqiptarë dhe të punojmë për të mirën e Malësisë duke votuar NUMRIN 5.

Anton Kolë Berishaj,
25/02/2019

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!