Gjeloshaj: Forumi Shqiptar fiton – Zejniloviq: Kemi ruajtur Malësinë

Zgjedhjet e para në komunën e plot të Tuzit do të mbahen më 3 mars. Partitë shqiptare së bashku në koalicionin Forumi Shqiptar besojnë se është pjekur koha që ata të marrin pushtetin dhe siç thonë këtë edhe do ta bëjnë.

Kryesuesi i Forumit Shqiptar, i cili përbëhet nga ASH-UDSH-LDSH, Nik Gjeloshaj pohoi për portalin CDM se Malësia ka nevojë për një program siç e ofron koalicioni i tyre.

Gjeloshaj tha se ska gjë më normale sesa veprimi i përbashkët i subjekteve politike që përfaqësojnë të njëjtat qëllime, me të njëjtin program veprimi në interes të të gjithë qytetarëve që jetojnë në territorin e komunës së Malësisë. Ai thase në Malësi ekziston një përqindje jashtëzakonisht e lartë e papunësisë, pastaj mbetja prapa në të gjitha segmentet e zhvillimit, nuk është e vështirë të konkludohet se programi zhvillimor që ofrohet nga koalicioni i Forumi Shqiptar është i domosdoshëm “.

Gjeloshaj shprehet se oferta e tyre është shumë më serioze se e tjerëve, veçanërisht në drejtimin e nevojave të qytetarëve nga kjo anë.

“Kështu ishte edhe në periudhën e kaluar. Ne kemi premtuar se qëllimi ynë prioritar është Komunë e plotë dhe e kemi arritur këtë. Kemi thënë se do të përpiqemi për përfaqësim më të madh në organet shtetërore dhe në të gjitha segmentet përfaqësuese të bashkëkombasve tonë në frymën e veprimeve afirmative për pakicat. Dhe ajo që unë e konsideroj si kyçe është veprimi ynë për të ruajtur dhe afirmuar identitetin kombëtar. Në të njëjtën kohë, vetëqeverisja lokale moderne, nëse dëshiron të përmbushë pritjet dhe nevojat e qytetarëve të saj, duhet të veprojë në partneritet të plotë me ta, “tha Gjeloshaj.

Siç pohon Gjeloshaj, diaspora përfshihet në të gjitha veprimet e programit të tyre.

“Sigurisht që secila nismë e tyre për të mirën e qytetarëve të Tuzit dhe Malësisë, është e mirëseardhur për pushtetin lokale që do të udhëhiqet nga koalicioni i Forumit Shqiptar.

Ne kemi përgatitur një plan dhe program serioz të bashkëpunimit maksimal me njerëzit tonë në diasporë, duke ditur disponimin e tyre ndaj koalicionit tonë dhe atdheut të tyre. Ne menjëherë do hapim një zyre që do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me diasporën tonë, si një shembull se si duhet të punohet me ata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtyre rajoneve në të kaluarën, “tha Gjeloshaj.

Kandidatja për Këshilltare e DPS, Sanda Zejniloviq shprehet se ata besojn në fitore dhe se DPS po punon shumë për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe se kjo mbështetet nga projektet e planifikuara. Prandaj, pres që në këto zgjedhje do të marrim mbështetjen maksimale të qytetarëve të komunës sonë dhe se do të vazhdojmë me zhvillim dhe prosperitet të mëtejshëm.

“Unë besoj se qytetarët do të vlerësojnë gjithçka që kemi bërë në periudhën e kaluar për ta dhe për Komunën tonë”, tha ajo.

Ai shton se DPS ka kontribuar në ruajtjen e paqes, në forcimin e harmonisë multietnike në rastet e trazuara.

“Si një parti qytetare, DPS ka kontribuar që të gjithë të ndihen të sigurt, që të gjithë të jemi të barabartë, pa marrë parasysh besimin dhe kombësinë dhe t’u japim të gjithëve një shans të barabartë për punë dhe krijim. Gjithashtu, programi që ofron DPS na garanton një të ardhme të sigurt”, tha Zejniloviq për CdM.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!