Mali i Zi përkrahë fillimin e bisedimeve të Shqipërisë me BE

Përfaqësuesit e Këshillit parlamentar për marrëdhënie me jashtë të Shqipërisë, qëndruan dje për vizitë në Mal të Zi ku u takuan me homologët e tyre , si dhe zyrtartë më të lartë të Kuvendit.

Në takimin në mes kryeparlamentarit Brajoviq dhe kryetares së këshillit, Mimi Kodheli, u fol për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë në mes dy vendeve dhe potencuan rëndësinë që ato kanë për stabilitetin e rajonit. Kodheli shprehu falenderimet për solidaritetin e treguar nga Mali i Zi në periudhën e tërmetit si dhe kujdesin që ky vend tregon ndaj pakicës shqiptare. Në takim ishin prezent edhe kryetari i Grupit të miqësisë në mes dy vendeve , Genci Nimanbegu, së bashku me kolegët, Andrija Nikoliq, Luigj Shkrela dhe Branko Çavor.

.

Mali i Zi në vazhdimësi e përkrah Shqipërisë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin evropianë ka deklaruar shefi i diplomacisë së Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq.

Ai a ka pritur delegacionin e Këshillit për punë të jashtme të Parlamentit shqiptarë në krye me kryetaren Mimi Kodheli  dhe me këtë rast ka përshëndetur marrëdhëniet miqësore të  cilat i kultivojnë dy shtetet tona fqinje. Siç deklarohet nga ministria e jashtme, ministri Darmanoviq  është shprehur i kënaqur me dinamikën e kontakteve politike si dhe me bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërshtetërore me partneritetin e përforcuar në NATO si dhe me aspiratat e për bashka evropiane por edhe rajonale.

Kodheli është falënderuar në përkrahjen e Malit të Zi kur është fjala për fillimin e procesit negocues të Shqipërisë me BE. Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e integrimeve evropiane por edhe të përkrahjes në proceset reformiste . Bashkëbiseduesit kanë bërë shkëmbimin e mendimeve edhe për rëndësinë e diasporës, rrjedhat aktuale të brendshme në dy shtetet si dhe për metodologjinë e re në bisedimet për anëtarësim në BE.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!