Gjeloshaj: Krivokapiq më lajmëroi se nuk do të vijë në takim

Kryeministri më thirri dhe më lajmëroi se nuk do të vijë në takim me përfaqësuesit e komunës së Tuzit dhe me qytetarët dhe e ndërpreu lidhjen. Nuk shpjegoi asgjë, vetëm tha se nuk do të vijë, deklaroi Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Më herët sot, Gjeloshaj dhe kryeministri Krivokapiq ishin dakorduar të mbajnë takim në komunën e Tuzit në ora 14.

Mendoj se kjo është një sjellje e papërgjegjshme. Ne i respektojmë ligjet dhe kemi dashur të gjejmë një masë kompromisi në dëm të askujt, dhe për të mirën e qytetarëve “, tha Gjeloshaj.

Ai njoftoi se pushteti lokal do të ketë konsulta të shkurtra për të rënë dakord për veprimet e mëtejshme, sepse, siç tha ai, “ne duam që ekonomia të zhvillohet këtu”.

Gjeloshaj tha se objektet hotelierike do të vazhdojnë të punojnë në përputhje me vendimet e pushtetit lokal.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!