Pas takimit me Zëvendës Kryeministrin Dritan Abazoviq dhe Ministren e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se do të vazhdojë konsultimet.
Ai nuk dha ndonjë detaj nga takimi, në të cili ishte gjithashtu i pranishëm deputeti Genci Nimanbegu.
Nimanbegu tha se biseda me përfaqësuesit e Qeverisë ishte e gjatë, por që nuk rezultoi në një zgjidhje të përbashkët dhe se konsultimet do të vazhdojnë gjatë mbrëmjes dhe nesër me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje.
Nimanbegu theksoi se edhe Qeveria e ka të qartë që vendimi është i gabuar, por që duan të paraqesin në opinion se qëndrojnë pas një vendimi të tillë.
Malësia.ME