Nimanbegu dakordon takimin e ri me pëfaqësuesit e Qeverisë: Qytetarët shpërndahen, policia largohet, lokalet vazhdojnë me punë

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu ka dakorduar një takim të ri mes përfaqësuesve të komunës së Tuzit dhe përfaqësuesve të Qeverisë.

Pas konsultave dhe me iniciativën e deputetit Genci Nimanbegu, kemi ardhur ta quajmë te një zgjidhje e përkohshme. Ne të gjithë do tu kthehemi detyrimeve tona, policia do të bëjë punën atje ku ka nevojë, dhe qytetarët tanë do tu kthehen detyrimet të tyre, tha Gjeloshaj.

“Ne duam të zgjidhim gjithçka me marrëveshje. Vetëm vendimet e përgjegjshme do të merren nga komuna e Tuzit. Vendi i takimit nuk dihet, por nuk është i rëndësishëm për ne, ne thjesht duam bisedë dhe marrëveshje, vendi nuk është problem, ne nuk ikim nga askush, nuk do të marrim ndonjë vendim që nuk është në përputhje me ligjin, nëse ata duan marrëveshje, ne jemi këtu ”, tha Gjeloshaj.

Ai tha se objektet hotelierike do të vazhdojnë me punë.

Pas kësaj qytetarët kan liruar rrugën që ishte e bllokuar nga mëngjesi, ndërsa policia fitoi urdhër të largohen nga vendi i tubimit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!