Osmanoviq largohet nga PDS, kalon te Gjeka?

Ish-kryetari i Këshillit të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të Ulqinit, Sead Osmanoviq është larguar nga kjo parti, ka mësuar Vijesti nga disa burime.

Sekretari aktual  për Buxhet dhe Financa në Komunën e Ulqinit, dyshohet se është afër kalimit në radhët e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës.

Osmanoviq, së bashku me disa zyrtarë të tjerë lokalë, duke përfshirë ish-kryetarin Loro Nrekiq, është akuzuar për punësim të paligjshëm mbi baza partiake.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Osmanoviq ishte kandidat për mandat të ri për funksionin partiak, por ai u tërhoq, gjë që e shpjegoi me dëshirën që me shembull personal t’i mbështesë risit kuadrovike në parti. Shkak në fakt ka qenë mungesa e mbështetjes nga ana e kryesisë së partisë për shkak të procedimit ndaj tij./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!