Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se beson që grupet ruse të sabotimit kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Në një video deklaratë të enjten vonë, ai tha: “Sipas informacioneve tona, armiku më shënoi mua si objektivin nr. 1, familjen time si objektivin nr. 2. Ata duan ta shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit. Ne kemi informacione se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev”
Do të qëndrojë në kryeqytet, me popullin tim. Familja ime është po ashtu në Ukrainë”, ka thënë ai.