Bardhi nga viti 2013 i punësuar në Komunë, duhet ti paguhen 17.000 €

Kryetari i LDnëMZ Mehmet Bardhi në mënyrë retroaktive është punësuar në Komunën e Ulqinit nga 6 nëntor 2013 në bazë të vendimit të Fatmir Gjekës dhe nga buxheti i Komunës duhet ti paguhen rreth 17 mijë euro – shkruan gazeta DAN.

Sipas dokumentacionit deri te i cili ka ardhur DAN, ish-kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka në mënyrë të paligjshme ka punsuar Bardhin në Komunë në Shërbimin për punë të përbashkëta si këshilltarë i pavarur dhe përkthyes .Sipas vendimit Komuna e Ulqinit, ish-deputetit duhet ti paguaj 28 rroga edhe pse praktikisht nuk ka ardhur në punë.

Duke pasur parasysh se paga e një këshilltarit në Komunë nuk është më e vogël se 600 euro, punësimi i ri i Bardhit qytetarëve të Ulqinit do ju kushtojë së paku 17 mijë euro./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!