Filluan sot punimet në rrugën e Trieshit (Foto)

Pasi dje u nënshkrua marrëveshja për punimet në rrugën e Trieshit, sot kanë dalë edhe makineria e duhur dhe menjëhërë kanë filluar punimet.

Kolë Cacaj dje nënshkroi kontratën me firmen ”Piros” nga Podgorica, gjithashtu dje u morën edhe lejët e duhura nga ministritë përkatëse.

Sot me 25. Mars 2016 filloj rikonstruksioni i rrugës ekzistuese të Trieshit , nga kilometri i shtatë për drejt Trieshit , kjo është faza e parë e keti projekti , makineria me krejt logjistiken e nevojshme filluan zhgjanimin e rrugës edhe 3 metra tjera perveç rrugës që ekziston.

Një sasi e mjetëve është grumbulluar por pasi që bëhët fjalë për një aksë mjaft të shtrenjtë grumbullimi do të vazhdojë edhe më tej në menyrë që kjo rrugë të përfundohet sa më parë dhe të jetë e standardeve moderne.Donatori kryesorë është pikërishtë z. Kolë Cacaj, ndërsa në SHBA janë organizuar disa takime të Trieshjanëve ku janë grumbulluar sasi të caktuara mjetesh, ndërkohë grumbullimi vazhdon më tej.Rruga do ketë gjërësinë 3-6 metra, varësishtë nga terreni dhe nevojat.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!