Nimanbegu i kënaqur me mbajtjen e premtimit nga ana e Qeverisë

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu, në një intervistë për gazetën Pobjeda u shpreh i kënaqur që Qeveria ka realizuar njërën prej pikave kyçe të marrëveshjes së koalicionit, atë për miratimin e ndryshimit të Ligjit për organizimi territorial, çka hap rrugë Tuzi të jetë komunë e plotë deri më 1 shtator të vitit 2018.

Kjo do të thotë respektim i marrëveshjes së koalicionit me PDS-në dhe përmbushje e kërkesave shumëvjeçare të partive shqiptare, është shprehur Nimanbegu.

Ai tha se komuna e Tuzit është një nga qëllimet kryesore të Forcës së Re Demokratike dhe koalicionit “Shqiptarët të vendosur”. Nimanbegu gjithashtu u shpreh i sigurtë se edhe Kuvendi i Malit të Zi do ta respektojë afatin e marrëveshjes për formimin e Komunës së Tuzit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!