Të nderuar miq,
Angazhimi i ASH-së për t’i bashkuar subjektet e vogla shqiptare me vehte, ishte gjithë kohën maksimal, edhe pse disa s’kanë qënë falenderuese, qytetarët janë ata që do t’a vlerësojnë shumë mirë.
Perkrahja për ASH më së miri e dëshmon fakti se përfaqësohemi me dinjitet në parlamentet lokale të Plavës, Gucisë, Tuzit, Podgoricës, ndërsa nga e diela edhe në Parlamentin e komunës së Ulqinit.
Po ashtu shumë shpejt do të jemi edhe në Qeveri si dhe në Parlamentin shtetëror, andaj Alternativa shqiptare është pa dilemë subjekti më i fuqishëm i shqiptarëve në Mal të Zi, shtyll e fortë e mbrojtjes dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.
Koalicioni i madh FILLIM E RI, është bashkimi i strukturave politike që kanë qëllim nxjerrjen e Ulqinit nga errësira e kapluar nga menaxhimi i keq dhe i papërgjegjshëm i individëve dhe subjketeve të ndryshme politike.
Ata që sot siellen sikur nuk ka ndodhur asgjë, kjo është e papërgjegjëshme dhe kundër intresit të popullit shqiptarë.
Vlerësoj që subjektet nacionale shqiptare e kanë mundësinë më të mirë që të bashkëpunojnë më afër me një subjekt tjetër qytetar, në krye të cilit e kemi një shqiptar!
Aq më tepër edhe për faktin se Dritani do të jetë kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi, kjo është vetëm çështje ditësh!
Për një kohë të shkurt, unë si kryetar i komunës së Tuzit dhe Dritani nga niveli shtetëror e kemi dëshmuar me punë se kemi kapacitet dhe dije, që së bashku edhe me partnerët tjerë të koalicinit të ndryshojmë Ulqinin në çdo aspekt, me një Fillim të Ri.
Andaj është koha që të lihen mbrapa të gjitha të shkuarat, të angazhohemi dhe bashkohemi me të gjitha forcat për ta zhvilluar komunën Ulqinit!
Me këtë rast ftoj qytetarët, që të dielën të dalin në votime, mbështetni listën tonë, sepse jemi më të mirët, përfaqësojmë çdo cep të komunës së Ulqinit!
Na jepni mundësinë, sepse nuk do të pendoheni, rrethoni numrin 3!
Nëse ka nga ju që nuk jeni bindur të votoni listën tonë, apel të votoni vetëm dy listat tjera shqiptare, ata janë partnerët dhe miqët tonë kryesor, të cilët pas zgjedhjeve, edhe pse do të kemi shumicën, do t’i ftojmë ti bashkohën Fillimt të Ri, por pa DPS, ashtu siç vepruam në Tuz!
Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj
Kryetar i ASH