Nuk heqin dorë nga bashkësia shtetërore me Serbinë

Demokracia e re serbe dhe Partia demokratike popullore me disa aksione do të shënojnë 10 vjetorin nga mbajtja e referendumit në të cilin, siç kanë theksuar ata ,është vjedhur shteti i përbashkët dhe është formuar shteti privat.

Lideri i NOVA ,Andria Mandiq ka theksuar se i vjen mirë që  pas 10 viteve nga referendumi qytetarët e shohin se është jetësuar ajo që e kishin deklaruar në fushatën e referendumit. Lideri i Partisë demokratike popullore ,Millan Knezheviq ,ka theksuar se regjimi ka për qëllim që përmes shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë të vulos shtetin privat të cilin , siç konsideron ai ,e kanë fituar me plaçkitje zgjedhore.

Ata porositën që nuk  braktisin idenë e një shteti të përbashkët me Serbinë dhe ata janë të gatshëm, në një ambient demokratik, të luftojn për këtë ide.

Nëse në të ardhmen tregohet mundësia, ne jemi të gatshëm që në një ambient demokratik të luftojmë për këtë ide dhe të bëjmë gjithçka që të vihet përsëri deri te bashkimi i popujve tonë vëllezër, ka deklaruar Knezheviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!