Ska financim pas humbjes se statusit parlamentarë

Qeveria e Malit të Zi ka vlerësuar se nuk duhet të pranojë Propozimligjin mbi ndryshmet në Ligjin mbi finansimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, të cilin e ka propozuar deputeti Andrija Popoviq.

Sipas propozimit të Popoviqit, partitë politike do të kishin të drejtë në financim gjashtë mujor pas humbjes së statusit parlamentarë.  Qeveria këtë propozim e ka shqyrtuar në fund të marsit, kurse mendimin e ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi. Qeveria ka theksuar se për implementimin e këtij ligji janë të nevojshme mjete financiare shtesë nga buxheti shtetërorë.

Për buxhetin e vitit 2016 janë të parapara mjetet sipas nenit 11 të Ligjit mbi financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!