Deputetja e FD fyen shqiptarët dhe boshnjakët

Deputetja e Frontit Demokratik (DF) Marina Joçiq ka thënë se këshilltari Nikolla Rovçanin, si një serb i cili nga FD ka kaluar në Malin e Zi Demokratik, nuk duhet të pranojë që të ketë epror në parti një boshnjak dhe një shqiptarë

Si pas bindjes time të thellë, opozita e vetme në Mal të Zi është FD. Nëse Nikola Rovçanin me të vërtetë është ashtu siç e kam përjetuar unë gjatë takimeve tona, ai nuk do jetë në gjëndje të vejë kravatë, nuk do mundet si serb, që nënkryetar të partisë të ketë një musliman dhe kryetar të Këshillit Politik të këtë një shqiptarë.

Nëse e pranon këtë, atëherë ai nuk është Nikolla që unë e kam njoftur, ka deklaruar Joçiq.

Kryetari i Këshillit Politik të Malit të Zi Demokratik është Shtjefën Camaj kurse një nga nënkryetarët e partisë është Xhenan Koliq.

Nga Demokracia e Re Serbe kanë deklaruar se qëndrojnë fuqishëm në anë të deputetës së tyre Marina Joçiq dhe nuk ka asnjë arsye që FD pjesë e të cilit eshtë edhe Demokracia e Re Serbe ti kërkojë falje MZ Demokratik për shkak të deklaratës së Joçiq, kanë deklaruar nga kjo parti./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!