Gegaj: Deklarata e Joçiq fytyra e vërtetë e FD

Deklarata e deputetës së Frontit Demokrati (DF) Marina Joçiq, se një serb nuk duhet të pranojë të ketë epror në parti një boshnjak dhe një shqiptarë, meriton dënim nga popujtë pakicë, partitë politike, shoqeria civile por edhe nga komuniteti ndërkombëtar, ka deklaruar Nikollë Gegaj anëtar i kryesisë së PDS-së.

Ai tha se, sipas Kushtetutës të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia nacionale apo fetare, kanë të njëjtat të drejta të jenë edhe kryetar të partive politike apo të jënë në krye të këshillave politike.

Deputetja e Frontit Demokratik (DF) Marina Joçiq ka deklaruar se këshilltari Nikolla Rovçanin, si një serb i cili nga FD ka kaluar në Malin e Zi Demokratik, nuk duhet të pranojë që nënkryetar të partisë të ketë një musliman dhe kryetar të kishillit politik një shqiptarë.

Deklarata e znj Joçiq, e cila ka marrë përkrahje të fuqishme nga FD, meriton çdo dënim, jo vetëm të përfaqësuesve të popujve pakicë, por edhe të subjekteve tjera politike, kryesisht mendoj për ato që viteve të fundit po flirtojnë me FD, por meriton dënimin edhe të shoqëris civile dhe komunitetit ndërkombëtar, tha Gegaj.

Shqetësues është fakti se deklarata zyrtare vjen nga një subjekt politik i cili është më i forti në opozitë, dhe rreth të cilit mblidhen, për fat të keq, edhe disa parti qytetare që kan tendencë të jenë alternativa e qeverisë ekzistuese në Mal të Zi.Këto dhe deklara të ngjashme tregojnë edhe fytyrën e vërtetë politike të FD dhe është tregues se si do ishte për popujtë pakicë nësë ata do ishin në pushtetë.

Gegaj shtoi se, fatkeqësisht është mashtruar kur kishte menduar se politika që nxit urrejtje nacionale dhe fetare ka kaluar, por shprehu besimin se këta faktor janë pakicë në Mal të Zi dhe do të vazhdojnë të jenë edhe më thellë në pakicë pas deklaratave të tilla shoviniste.

Mund të imagjinoj se cilat livizje ky grupim politik do i merrte nëse e kishin marrë pushtetin me 16 tetor, ashtu siç kishin edhe planifikuar me mjete të dhunshme, me ndihmën e disa adresave të huaja. Ne përfaqësuesit e popujve pakicë, do ishim të keqëtrajtur dhe të etiketuar si qytetarë të rendit të tretë.

Për fat të mirë, kohë më parë Mali i Zi i ka thënë ”jo” kësaj politikë dhe i ka thënë ”po” asaj që kultivon harmoninë dhe tolerancën multietnike, politikës e cila në vitet më të vështira ka ruajtur paqën dhe harmoninë multietnike dhe e cila gjat gjithë këtyre viteve ka qënë dhe ende është katalizator i të gjitha proceseve të harmonisë fetare dhe nacionale, është shprehur Gegaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!