Gjeloshaj: Prokuoria të merret me deputetën Joçiq, mbështetje për Xhenanin dhe Shtjefënin

Funksioneri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, ka reagur dje lidhu me deklaratë e deputetës së FD Marina Joçiq, e cila ditë më parë deklaroi se, këshilltari Nikolla Rovçanin, si një serb i cili nga FD ka kaluar në Malin e Zi Demokratik, nuk duhet të pranojë që nënkryetar të partisë të ketë një musliman dhe kryetar të Këshillit Politik të këtë një shqiptarë.

Kryetari i Këshillit Politik të Malit të Zi Demokratik është Shtjefën Camaj kurse një nga nënkryetarët e partisë është Xhenan Koliq.

Gjeloshaj me ketë rastë shpjegon se për fat të keqë të gjitha sondazhet për distancë etnike e konfirmojnë atë që deklaron deputetja Joçiq dhe asaj vetëm mund ti themi ”faleminderit” për sinqeritetin e treguar publikisht, dhe në të njëjtën kohë, këtë duhet ta kuptojmë si qëndrim të FD, thotë Gjeloshaj.

Gjeloshaj kujton se, deklarata të tilla kishte edhe në fillim të viteve të 90-ta, dhe pasi që nuk u ndaluan, ka ndodhur ajo që ndodhi.

Ai ka ftuar prokurorinë që të shqyrtoi mundësinë që subjektet që qëndojnë pas kësaj deputete tu ndalohet veprimtaria.

Mbështetje për Xhenanin dhe Shtjefënin, të jenë edhe më të fuqishëm me të gjithë të tjerët që strukturatë e tilla të jenë e shkuarë.

Gjeloshaj kujton se, kjo strukturë publikisht pakicave u ka ofruar vendin e kryeministrit, mundemi vetëm të imagjinojmë se sa ishin të sinqertë dhe çfarë plani kishin.

Shpresoj në një distancim të shpejtë nga çdo dhoj bashkpunimi më këta nga ana e SDP dhe URA (në krye të cilës është shqiptari) natyrisht edhe opozita tjetër qytetare.

Gjeloshaj thotë se, me këta bashkpunoi ”manipuluesi” i lartë i Malësisë me qellim që në Kuvendin e Malit të Zi të ketë sa më pak deputetë shqiptarë. Pres që së shpejti këto fakte të publikohen me zë dhe video, tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!