Nesër ora kryeministrore – Nimanbegut pyet Markoviq për arsimin shqip

Kryeministri Dushko Markoviq do të përgjigjet nesër në Kuvend në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve.

Përfaqësuesi i Socialdemokratëve, Vuica Llazoviq do të pyes se çfarë do të ndërmarrë Qeveria për të nxitur zhvillimin e rajonit verior, sa mjete dhe për të cilat projekte janë paraparë ato gjatë këtij viti.

Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit, Genc Nimanbegu do të pyes se çfarë pret kryeministri nga reforma në arsim, kur do të implementohen ato dhe cilat do të jenë përfitimet për nxënësit dhe studentët, me theks të veçantë në shkollimi në gjuhën shqipe.

Përfaqësuesin e PDS, Branimir Gvozdenoviq e intereson përparimi dhe zbatimi i masave nga programi i reformave të Qeverisë, dhe cilat janë rezultatet e pritura të tyre.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!