Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishari, ka dekretuar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, me shtetësinë shqiptare.
Haradinaj është ende në Franc ku u arrestua në janar të këtij viti nga policia franceze, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Edhe pse ndaj këtij vendimi pati shumë reagime nga Kosova e Shqipëria, prej 4 muajsh, Ramush Haradinaj është në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Colmarit në Francë.
Më herët presidenti Bujar Nishani ua ka dhënë shtetësinë edhe udhëheqësve të lëvizjes “Vetëvendosje!”.