Pjesë e programit të Qeverisë së re edhe kërkesat e Listës Shqiptare

Mandatari dhe lideri i lëvizjes URA, Dritan Abazoviq, ka dorëzuar në Kuvend programin e punës së Qeverisë së 43-të Malit të Zi. Seanca e Kuvendit, në të cilën ndër të tjera do të zgjidhet qeveria e re, do të mbahet të enjten më 28 prill në Cetinje.

Programi i qeverisë së re do të bazohet në dy shtylla kryesore – shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik.

Pjese e programit janë edhe disa nga propozimet e partive pakicë, deklaroi lideri i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.

Disa nga prioritetet e rëndësishme që do të veçoj me propozimin e partive pakicë janë pjesë e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, të cilën e kam nënshkruar në emër të Listës Shqiptare (ASH, Forca, LDSH, UT dhe Perspektiva.) janë:

Përmirësimi i legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ku prioritet do të ketë Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Fuqizimi i vetëqeverisjes lokale përmes ndryshimeve në Ligjin për pronën shtetërore – bartja e të drejtave pronësore nga shteti te komunat dhe miratimi i akteve nënligjore me qëllim eliminimin e pasojave të dëmshme që dalin nga zbatimi i ligjit të vitit 2009.

Reforma zgjedhore – miratimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor, me mundësinë e bashkimit të të gjitha zgjedhjeve në një ditë dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor me futjen e listave të hapura dhe garantimin e përfaqësimit të pakicave nëpërmjet përcaktimit të numrit të mandateve.

Mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe integrimi i tyre në institucione nëpërmjet zbatimit të parimit kushtetues të përfaqësimit proporcional, me zbatimin e plotë të legjislacionit./Malësia.ME/

Shperndaje