Ansambli “SHQIPONJA” nga Tuzi nxënë vendin e parë në Festivalin Botërorë në Bullgari

Në festivalin botërorë që u mbajtë në Veliko Tarnovo në Bullgari, nga data 12 – 22 Maj 2016, Ansambli Shqiponja nga Malësia e Madhe/Tuzi në bashkëpunim me Ansamblin Trëndafilat e Shën Terezës nga Ulqini, arriti kulmin duke u shpallur fitues me tri medalje të Arta, me Kupën e Artë, si të nominuarit e festivalit botërorë dhe me 13 diploma e dhurata (të cilat do keni mundësi ti shifni ditën e premte në QKI MALËSIA në Tuz, duke filluar nga ora 20.00).

Nata e parë e paraqitjes sonë ishte me 10 pika burimore folklorike, të cilat ranë shumë shpejt në sy të jurisë profesionale, duke i mahnitur të gjithë. Artistat e ansamblit u kurorëzuan me medaljen e Artë të Ballkanika Folklor dhe më 4 diploma dhe unë si udhëheqës artitik më i mirë i mbrëmjes.

Nata e dytë ishte në nivel botërorë për folklor burimorë. Ansambli u paraqit me 14 pika folklorike të cilat i kisham ndërthurur në kohë rekord, që programin e 2 orëve pothuajse ta paraqes për 15 minuta dhe ja arrita qellimit, në fund u shpallem fitues të çmimit më të madh të folklorit burimorë në botë… Golden medal in the category ensembles for authentic folklor of Worl Cup of folklor, dhe 4 diploma një mbas tjetrës, dhe prap si udhëheqësi më i mirë i mbrëmjes.

Nata e fundit e festivalit ishte me pjesë të folklorit të stilizuar me pjesë ethno, ku vendin e parë në Euro Folk në atë kategori e nxuni Ansambli Shqiponja. Ansambli Shqiponja are conferred in the category Ensembles … Golden medal of folklore ” EURO FOLK 2016 ” së bashkut me 5 diploma dhe dhurata të ndryshme.
Çmimin e parë në botë në folklor të stilizuar e nxuni Ansambli Shtetëror i Bullgarisë.

Falenderim i vecantë i takon atij që u mundua të bëj organizimin dhe udhëtimin dhe për përkrahjen maksimale që po e jep për ruatjen e trashigimisë tonë kulturore, Don Gabriel Garbanica.

Dhe në fund unë si drejtor dhe udhëheqës artistik i Ansamblit Shqiponja jam më se i lumtur për çmimet më të mëdhaja në jetën time, duke shpresuar se ky është vetëm fillimi i suskeseve tona.
Malesi e Madhe i gëzofsh të gjitha këto çmime.

Me respekt drejtori dhe udhëheqësi artistik i Ansamblit Shqiponja – Agron Pllumaj


Duke Festuar fitoren në Bullgari

Mbërritja e Ansamblit Shqiponja në Tuz në orën 3 të mëngjesit nga Bullgaria

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!