Sot në QKI ”Malësia” Tuz me fillim në ora 11:00, Gjimnazi ”25 maji” kremtoi ditën e shkollës dhe 45 vite punë dhe ekzistencë.
Nxënësit e kësaj shkolle para të pranishmëve shfaqën një program të pasur kulturor-artistik.U ndanë falenderime dhe shpërblime për më të mirët në shkollë dhe në garat shtetërore, gjithashtu u shpallen dhe nxënësit e gjeneratës. U organizua edhe një ekspozitë me punime të nxënësve të kësaj shkolle.Shoqërimi vazhdoi në Restorant Troja.