Iniciativa qytetare lajmëron votuesit shqiptar dhe opinionin në Mal të Zi dhe më gjerë se, sipas Marrveshjesë politike dhe Aneksit të saj, të arritur dhe të nënshkruar nga Forca e Re Demokratike – Forca, Iniciativa qytetare dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”, prej datës 07.05.2016 mandati i deputetit nga lista zgjedhore “Forca për bashkim” i takon kandidates nga Lëvizja qytetare “Perspektiva”, zonjës Zana Sarvan.
I dëshirojmë sukses në punë drejt arritjes dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave kombëtare por edhe në rrugën për të larguar uzurpatorin e mandatit tonë dhe të saj nga karrika të cilën, me punën e vetë dhe sjelljen e tij dhe të subjektit të cilin përfaqëson, po dëshmon se nuk e ka merituar dhe se ka zhgënjyer votuesit e listës së përbashkët zgjedhore.
Iniciativa qytetare nuk do të heq dorë nga beteja politike dhe juridike për të mbrojtur të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të shqiptarëve autokton, si opozitë e vërtetë e jo në parimin e Forcës “zhdryp ti se po hip unë” duke marr votën si opozitë e për tu bërë pushtet me ata që të privojnë nga të drejtat e pastaj edhe të ofendojnë rëndë në baza nacionale (rasti CANU).