Komuna e Ulqinit dhe ajo e Prishtinës do të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme

Një delegacion i Komunës së Prishtinës me në  krye Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti vizitoi Ulqinin dhe u prit nga Kryetari  Nazif Cungu, Kryetari i Kuvendit  Loro Ndrekiqi dhe bashkëpunëtorë të  tjerë.

Gjatë takimit  miqësorë , të dy kryetarët  potencuan  se  Ulqini dhe Prishtina   përherë  kanë  pasur  lidhje  fisnore, emocionale dhe  lidhje të  tjera  andaj  është koha që  të fillojmë bashkëpunimin tonë  me hapa konkret, pasi  të dy qytetet  edhepërkundrejte  teritorit dhe  numrit te  banorëve kanë  se  cfarë te shkëmbejnë, mësohet nga Kabinetit i kryetarit të Komunës së Ulqinit.

Në  takim u prekën shumë  fusha  ku komuna  jonë mund  të  përfitojë  nga praktika e Prishtinës. Përsa i përket  cështjeve të  urbanizmit, legalizimit, parcelizimit etj, u la qe fillimisht nje  delegacion  i yni të vizitojë  Drejtorinë e urbanizmit  në Prishtine e  te njoftohen konkretisht me  zhvilimin e punes  dhe modernizimin e atjeshëm  e  me pas eksperte te   kesaj  Drejtorie  te  vijnë  në  Ulqin e të propozojne  masa konkrete  për   problemet që  paraqiten  në terren tek ne.

Mysafirët  nga  Prishtina shprehën gadishmëri që  të na ndihmojnë  Ulqinin, edhe në  përvojat që kajnë  në  të  ashtuquajturat  shkollat profesionale që  të  rinjve  u mundësojnë  punësim  më  të shpejtë.

Krahas  kesaj  u fol dhe per  shkëmbimin e pervojave  ne  zhvillimin ekonomik , vecmas  kjo  temë  u  bë  objekt shqyrtimi  me perfaqesuesit e biznesit, nderkohe qe Komuna e Prishtines eshtë e gatshme që  të ndihmoje dhe ne  realizimin e projekteve  të  përbashkëta.

Në konferencen e përbashkët  me gazetarë nikoqiri Cungu  dhe homologu i tij Ahmeti  vleresuan lartë takimin dhe  premtuan se takime të   ketij lloji do të  jenë   gjithnje e më  të shpeshta .

Shërbimi informativ i Komunës së Ulqinit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!