PB, FORCA, PL presin propozimin e DPS për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Partnerët e koalicionit të Partis Demokratike të Socialistëve (DPS) vlersojnë se Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan RTCG.

Partia Boshnjake,Partia Liberale dhe Forca konsiderojnë se ky funksion është i rëndëshëm për shtetin dhe se kryetari i Kuvendit është i nevojshëm.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë boshnjake Almer Kalaç ka konfirmuar për radio Antena M se partia e tij do votonte për kandidatin i cili do propozohej nga DPS në një marrëveshjen eventuale me Malin e Zi pozitiv.Është e qartë se nënkryetarët do ta bëjnë punën si duhet,nuk ka dilemë, megjithatë Kuvendi është institucion në krye të shtetit, që duhet të ketë një kryetarë,thotë Kalaç.

Genci Nimanbegu nga Forca thotë se është herët që të flitet se si do të votojë ndërsa ende nuk dihet se kush do të propozoher për kryetarë.Kryetari i Kuvendit, propozohet të paktën nga 10 deputetë dhe ai duhet të jetë dikush nga deputetët.

Nuk shoh asnjë arsye që mos të zgjedhet kryetari i ri, ky funsion është shum i rëndësishëm dhe të gjithë e dimë këtë.Kuvendi duhet të ketë kryetarin dhe këto janë disa gjëra që në demokraci duhet të respektohen, ka thënë Nimanbegu për Antena M, shkruan RTCG.Në pyetjen nëse do ta mbështesë kandidatin të cilin do e propozonte DPS, Nimanbegu thotë se do të shohim kur të vijë kjo në rend të ditës.Duhet pasur kujdes që ky funksion ti takojë një personi i cili është i aftë për të drejtuar këtë funksion aspak të lehtë, thotë Nimanbegu.

Edhe Andrija Popoviq nga Partia Liberale  do ta mbështeste propozimin e DPS-së dhe është i mendimit që kryetari duhet të zgjedhet sa më shpejtë.

“Mendoj se do të ishte mirë që të zgjedhet Kryetari i Kuvendit, duhet të ekzistojë i pari mes të barabartëve,përveç kësaj, për shkak të një numri të detyrimeve ndërkombëtare”, vlerësoi Popoviq./Malësia.ME/

Shperndaje