Mogherini takon liderët e Ballkanit Perëndimor (Video)

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u takuan të mërkurën mbrëma në Bruksel në darkën joformale të cilën e organizoi komisarja e lartë Mogherini, në mënyrë që të vlerësohet situata në rajon dhe të merret vesh mbi hapat për bashkëpunimin e mëtutjeshëm rajonal dhe për përparim në rrugën e euro integrimeve.

Në takim morën pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i Kosovës Isa Mustafa, i Malit të Zi Dushko Markoviq, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiq dhe mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Të gjithë pjesëmarrësit në darkën e punës, të mbajtur në kabinetin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian Federica Mogherini, konfirmuan përcaktimin e plotë të procesit të integrimit në BE.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon:

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!