Yee: Qëndrimi zyrtar i partive shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri është për integrim në BE

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thënë se nuk beson se ka një lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Hoyt Yee.

“Qëndrimi zyrtar dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, është për t’u integruar në Bashkimin Evropian, të bashkohen me NATO-n kur është ë mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!