Alternativa Shqiptare: Do të fitojmë bindshëm!

Të nderuar qytetarë,

Jemi në fund të një fushate zgjedhore, ku prezentuam me dinjitet qendrimin dhe vizionin politk të Alternativës Shqiptare. E dini ju vet sesa ne jemi sulmuar nga shumë palë, me shpifje të niveleve më të ulëta dhe çfarë fushate u bë kundrejt nesh!

Nuk keni nevojë të analizoni asgjë tjetër, përveç të krahasoni çfarë fushate bëri subjekti politik që po fton në bojkot, gjatë zgjedhjeve presidenciale, shembull konkret ndaj PDS dhe Gjukanoviqit, dhe se çfarë fushate të ashpër bëri për zgjedhjet lokale ndaj Alternativës Shqiptare dhe Nikë Gjeloshaj…

Ne asnjëherë nuk kemi përgjithsuar edhe pse jemi mbrojtur nga gjuha e tyre që është shumë brengosëse, por që më së shumti flet për vetë ata të cilët e përdorën! Pa dyshim që këtë më së miri do ta vlerësoj votuesi shqiptarë!

Sa u përket subjekteve tjera serbo-malaze dhe shërbëtorëve të tyre këtu në Malësi, nuk u kem dhanë rëndësi fare, sepse e dijnë shqiptarët jo vetëm këtu, por kudo janë sesa të mirën na e duan ne si kombë! Këta shqiptaruca që edhe në këto momente, janë duke shfytëzuar disa të ashtuquajtura mediume, për të sharë subjektin e vetëm shqiptarë në këto zgjedhje, u themi që në Malësi vini kot, sepse Nuk mundeni të mashtroni malësorët. Këto treva e dine shumë mirë se kush jeni ju dhe Fronti Demokratik, partneri juaj që publikisht fyen shtetin e Kosovës dhe Shqiptarët në pëgjithësi!

Programi jonë politik, me sloganin Integrim dhe Faktorizim si dhe komunikimi intenziv me qytetarë, jo vetëm në Malësi, por edhe në shumicën familjeve shqiptare në teritorin e Kryeqytetit Podgoricë na garanton se dalja në zgjedhje atje ishte e qëlluar.

Te bindur në fitore, jo vetëm nga sondazhet e dala, por edhe nga mbështetja e shqiparëve, jo vetëm nga Malësia, por edhe nga Kosova, Maqedonia, e viset tjera që jetojnë e punojnë në Podgoricë na jep besimin e madh që shqiptarët përmes Alternativën Shqiptare të përfaqësohën dënjësisht, si dhe do të INTEGROHËN dhe FAKTORIZOHËN në të gjitha nivelet.

Andaj nga e gjithë kjo mund të themi se rruga jonë është e drejtë dhe se dalja e Alternativës Shqiptare në zgjedhjet lokale në Podgoricë ishte vendim i duhur!

Mbas 20 vitesh shqiptarët do të kenë përfaqësuesin e vetë në parlamentin e Podgoricës, duke integruar çështjen shqiptare dhe duke avancuar statusin e shqiptarëve në Mal të Zi.

FAKTORIZIM dhe INTEGRIM!

Alternativa Shqiptare-Nikë Gjeloshaj

Voto numrin 6!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!