Senzacija.ba: Kërcënohet Kristjan Dukaj

Zgjedhjet në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë, të cilat do të zhvillohen këtë javë, janë gjithnjë e më shumë në qendër të interesit të qytetarëve dhe po hyjnë në fazën përfundimtare. Kështu edhe në zonën e Malësisë, ku këto ditë mund të lexohen deklarata deklarata të ndryshme të politikanëve shqiptarë. Alternativa shqiptare si lista e vetme shqiptare në këto zgjedhje për Podgoricën është bërë objekt i sulmeve nga aktivistë të ndryshëm të partive tjera, sidomos nga aktivistët e Lidhjes Demokratike Shqiuptare.

Siç shkruan portali senzacija.ba politikologu dhe absolventi në studimet pasuniversitare të Fakultetit të Shkencave Politike në Fakultetin e Sarajevës drejtimi i Shkencave Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Kristjan Dukaj, i cili përkrah Alternativën Shqiptare, është bërë objektiv dhe ka marrë kështu kërcënime të ndryshme, veçanërisht kërcënime me vdekje nga aktivistët e LDSH.

Pardje, në profilin e tij në Facebook, Mark Lulgjuraj, aktivisti i LDSH komentoi në statusin e Dukaj:

Ki kujdes, të betohem se nuk do të kalosh mirë. Ju jeni shërbëtori i Millo  Gjukanoviqit dhe shtetit të Malit të Zi.

Siç njofton ky portal Dukaj menjëher rastin e ka paraqitur në Polici.

 

Shperndaje
2 Comments