Studentët nga Malësia në përkrahje të Alternativës Shqiptare

Në prag të zgjedhjeve lokale, jemi në pritje të një rezultati të volitshëm për listën e vetme zgjedhore shqiptare në Parlamentin e Kryeqytetit, pasi e kundërta, nuk duhet të jetë lajm i mirë për banorët shqiptar në këto treva.

Vlerësojmë se nuk është koha e bojkotimit të zgjedhjeve, të vetëdijshëm se një qasje e tillë, rëndom, nuk sjellë ndonjë të mirë. Si pjesëtar të rinj të shoqërisë në këto hapësira, jemi tejet të interesuar që në organet ligjdhënëse të flitet për problemet jetike të banorëve shqiptar në këtë territor e në kuadër të kësaj edhe të rinisë studentore e cila gjithnjë e më tepër përballet me probleme të natyrave të ndryshme, me një perspektivë jo të lakmueshme.

Andaj, vlerësojmë se është tepër e nevojshme që në këtë periudhë kalimtare deri sa të instalohet dhe të jetësohet në kapacitete të plotë komuna e Tuzit, të dëgjohet zëri në shqip në Parlamentin e Kryeqytetit, që nga përfaqësuesi i Listës shqiptare të shfrytëzohet kjo mundësi ligjore dhe të flitet edhe gjuha shqipe në Parlament.

Konsiderojmë se është nevoja të jemi unik në përkrahjen e përfaqësuesit tonë në përbërjen e ardhshme në Kuvendin e Podgoricës pasi tashmë më tepër se 20 vite asnjë listë zgjedhore shqiptare nga këto treva nuk arriti të fitojë numër të duhur të votave për të siguruar ndonjë përfaqësues në Kuvend. Duke marrë parasysh se as në Parlamentin shtetëror nuk kemi ndonjë përfaqësues të ndonjë liste zgjedhore nacionale nga treva e Malësisë, është edhe më e nevojshme që Kuvendi i Kryeqytetit të ketë ndonjë përfaqësues të tillë.

Ne si studenta dalim haptas para opinionit të gjërë me emër dhe mbiemer dhe jo siç veprojnë disa, duke tentuar të mashtrojnë opinionin e gjërë, nëpërmjet rrjeteve socijale me profila të rrëjshëm dhe me deklarata gjoja nga studentat, por që mbas atyre profileve qendrojne personat e njejte qe po mundohen ta ndalin zerin shqiptar dhe faktorizimin e ketyre trevave ne Podgorice, dhe nepermjet Podgorices, sepse po te ishin studenta do te identifikoheshin me emra dhe mbiemra sikur po veprojmë edhe ne.

Në interesin e banorëve tonë; të nevojave dhe interesave tona, të votojmë Alternativën Shqiptare për faktorizim dhe integrim !

Anton Nucullaj,

Anton Gjonlekaj,

Anton Nikaj,

Edina Palaj,

Kristjan Dukaj,

Marija Gjurashaj,

Nikollë Lekoçaj,

Monika Berishaj,

Martin Dukaj,

Kristina Sinishtaj,

Aleksander Bojaj,

Kristian Junçaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!