Camaj: Koalicion sa më i gjërë i partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare

Partitë shqiptare ende nuk kanë rënë dakord për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por po punohet në atë drejtim, tha kryetari i LDSH Nikollë Camaj.

Në një deklaratë për “Dan”, tha se ai personalisht është i qëndrimit për një koalicionin sa më të gjerë të partive shqiptare dhe se beson fortë se kjo do të ishte lëvizja më e mirë.

Padyshim që nuk është e lehtë të arrish ajo marrëveshje historike sipas modelit të Tuzit. Sidomos kur dëgjojmë disa pretendentë që presin që ata të zgjerohen dhe forcohen me mbështetjen e subjekteve tjera.

Kjo nuk është e mençur, as nuk është një formulë për marrëveshje. Vetëm qëllimet e përbashkëta mund të na afrojnë, dhe në asnjë mënyrë emrat.
Kështu që unë pres që të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve ta njohin atë interes të përbashkët, që u njoh nga Forumi Shqiptar, dhe ajo është se është e rëndësishme që puna të kryhet, dhe jo kush do ta kryej atë – tha Camaj.

Këto zgjedhje janë një sfidë për ne. Por jo vetëm sfidë, por edhe një mundësi për të dëshmuar se ne jemi një shoqëri politikisht e pjekur dhe udhëhiqemi nga interesat e komunitetit, jo të individëve, nga interesat e shqiptarëve dhe jo nga partitë politike – deklaroi Camaj.

Camaj tha se dyshon se do të ketë ndryshime në legjislacionin zgjedhor./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!